Kthimi nga mërgimi dhe jetesa në Kosovë, Labi: Këtu është vendi i mundësive! (VIDEO) NULL NULL 14.06.2026 14:21 14.06.2026 14:21 Labinot Haxhiu Ish-konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu ka qenë i ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova. Rikthimi i tij në Kosovë, ishte tema që ai foli përgjatë intervistës, për çka tha se kjo ka qenë gjithmonë synim i tij, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, Labi thotë se jeta në Kosovë është shumë dinamike, por, siç thotë vetë ai, ‘stresi’ i punës në Kosovë i pëlqen shumë. “Kosova është vend i mundësive, dhe ke mundësi shumë të mira nëse dëshiron me punu”, u shpreh ai.