Prokuroria tregon fotot e dy të dyshuarve nga rasti “Reçaku II”: U identifikuan përmes video-incizimeve të luftës NULL NULL 14.06.2026 13:43 14.06.2026 13:43 Fotoja e një prej të dyshuarve për krime lufte - Rasti "Reçaku" Prokurori special Ilir Morina ka publikuar pamjet nga operacioni i sotëm policor “Reçaku II”, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Gjatë një konference për media, Morina tha se identifikimi i të dyshuarve është bërë pas analizimit të video-incizimeve të kohës së luftës, duke ndarë edhe dy nga fotot e personave në fjalë, raporton Klankosova.tv. Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit janë: N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar. B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës. S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit./Klankosova.tv Fotoja e një prej të dyshuarve për krime lufte – Rasti “Reçaku” Fotoja e një prej të dyshuarve për krime lufte – Rasti “Reçaku” Prokurori publikon pamjet e “Reçaku II”: Të dyshuarit u identifikuan përmes video-incizimeve të luftës Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi