Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi NULL NULL 14.06.2026 13:30 14.06.2026 13:30 Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë në operacionin “Reçaku II”. Drejtori i Drejtorisë për hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu ka thënë se të dyshuarit janë prangosur pas një sërë veprimesh hetimore dhe urdhër bastisjeje që kanë pasur në pronat e tyre. Të arrestuarit janë: N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar. B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës. S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit. /Klankosova.tv