Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, policët i bashkohen aksionit në sheshin e Prishtinës NULL NULL 14.06.2026 13:59 14.06.2026 13:59 Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, policët i bashkohen aksionit në sheshin e Prishtinës Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në sheshin e Prishtinës po zhvillohet një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut. Qytetarët veçse po i bashkohen thirrjes për të dhuruar gjak, një nismë humanitare që synon të sigurojë rezerva të mjaftueshme për nevojat e pacientëve. Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, pjesë e aksionit janë bërë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare./Klankosova.tv