Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Java me mot të qëndrueshëm, por pasditeve priten reshje të izoluara shiu dhe rrufe

NULL NULL
14.06.2026 15:43
Moti Sot
Moti Sot

Gjatë javës së ardhshme, mbi vendin tonë do të dominojnë fusha me presion relativisht të lartë atmosferik, të cilat do të favorizojnë mot kryesisht të qëndrueshëm.

Megjithatë, sipas Institutit Hidrometerologjik, depërtimi i herëpashershëm i masave më të lagështa ajrore, veçanërisht në orët e pasdites, do të krijojë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu të

shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat do të mbeten afër vlerave mesatare shumëvjeçare për këtë periudhë të vitit.

E hënë (15.06.2026)

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushtet

atmosferike do të jenë stabile dhe pa reshje.

Temperaturat minimale: 10 deri në 12°C

Temperaturat maksimale: 25 deri në 29°C

Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s

E martë (16.06.2026)

Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale: 10 deri në 13°C

Temperaturat maksimale: 25 deri në 27°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s

E mërkurë (17.06.2026)

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 10 deri në 13°C

Temperaturat maksimale: 25 deri në 29°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–5 m/s

E enjte (18.06.2026)

Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kushtet atmosferike do të

jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të ulët për reshje.

Temperaturat minimale: 11 deri në 14°C

Temperaturat maksimale: 26 deri në 29°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s

E premte (19.06.2026)

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 11 deri në 14°C

Temperaturat maksimale: 27 deri në 30°C

Era: nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s

Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe vlerësohen përgjithësisht të favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.

Temperaturat e moderuara dhe lagështia e mjaftueshme në shtresat sipërfaqësore të tokës.

lajme të ngjashme