“Shota”, makina e parë ushtarake e prodhuar në Shqipëri (VIDEO) NULL NULL 08.03.2025 11:13 08.03.2025 11:13 Shota Pas 26 vjetësh u kthye në atdhe, duke e udhëhequr dashuria për tokën e saj dhe dëshira për të kontribuar. Mirëpo, ajo nuk u kthye duar bosh. Me vete solli një ide revolucionare. Ajo ndërtoi një makinë të blinduar, të parën të prodhuar në Shqipëri. Historinë e “Shotës”, e tregon themeluesja e saj, Arjeta Puca për emisionin “Weekend”. Nga Turqia ajo u kthye vetëm, për të prodhuar makina, por që në mesin e tyre, doli edhe “Shota” shqiptare. Se si lindi ky emër, e tregon vetë Puca. “Ne jemi një kompani 70 për qind vajza shqiptare, kishim qejf ta përmendnim heroinën tonë, ashtu siç është, ushtarake, e fortë, e guximshme, dhe menduam se ky do të jetë emri perfekt për mjetin tonë të parë”, tha ajo.