Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, ambasada amerikane bën thirrje të gjendet zgjidhja e përshtatshme NULL NULL 08.03.2025 10:32 08.03.2025 10:32 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë. Kurti, i ftuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, tash e katër herë nuk ka pranuar të paraqitet në këtë institucion. Ambasada amerikane në një përgjigje për Klankosova.tv, u bëri thirrje palëve të gjejnë zgjidhje të përshtatshme që të ruhet integriteti i institucioneve të Kosovës. “Ne kemi besim në demokracinë e Kosovës dhe u bëjmë thirrje palëve që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme që ruan integritetin e institucioneve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.