Agjërimi, rrugë për shëndet të mirë dhe imunitet të fortë NULL NULL 02.03.2025 12:50 02.03.2025 12:50 Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi gjatë muajit të Ramazanit ka disa përfitime të dukshme për shëndetin. Ndër përfitimet më të rëndësishme janë përmirësimi i profileve të yndyrnave në gjak, përfshirë uljen e kolesterolit total (TC), LDL dhe rritjen e HDL, si dhe përmirësimi i kontrollit të glukozës në gjak, transmeton klankosova.tv. Po ashtu, agjërimi ka kontribuar në uljen e niveleve të tymit të duhanit në vende publike, duke pasur ndikim në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit. Sipas National Library of Medicine, studimet gjithashtu kanë treguar ndikime pozitive në funksionin e sistemit imunitar dhe ndihmën në kontrollin e diabetit dhe sëmundjeve të tjera. Për më tepër, agjërimi ka ndihmuar në uljen e peshës trupore dhe ka përmirësuar funksionet e veshkave. Ky hulumtim tregon rëndësinë e agjërimit për shëndetin, duke përfshirë përfitimet fizike dhe të imunitetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Tre vitamina që mund të forcojnë imunitetin dhe të përshpejtojnë humbjen e peshës 17 orë më parë