Iniciativë totale e Lazios në pjesën e parë, por golin e shënon Interi NULL NULL 25.02.2025 21:54 25.02.2025 21:54 Kanë përfunduar 45 minutat e para në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku në “San Siro” po përballen Interi dhe Lazio. Këta të fundit kishin thuajse krejt kohën iniciativën, duke rrezikuar disa herë portën e vendasëve, por golin e shënoi kundërshtari, njofton Klankosova.tv. Austriaku, Marko Arnautoviq me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë 16 metërshit, i dha epërsinë “Nerazurrëve”, në minutën e 39. Ky realizim i tij rodhi nga goditja e parë e “Zi-kaltërve” nga këndi, teksa paraprakisht kryeqytetasit italianë, kishin ekzekutuar pesë sosh. Super ndeshja e sotme po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMoiton!