Mbyllja e afatit kalimtar para nisjes së ligave – ujdi mes Serie A dhe Premier Ligës NULL NULL 25.02.2025 10:18 25.02.2025 10:18 Presidenti i Serie A, Ezio Simonelli, ka zbuluar planin së bashku me Premier Ligën për të mbyllur afatin e transferimeve verore para fillimit të ligave. Sipas Simonellit, ata duan që dritarja të mbyllet para fillimit të ligës, megjithatë, La Liga nuk do të mbyllet para 31 gushtit, dhe duket se e njëjta gjë vlen edhe për Bundesliga dhe Ligue 1. Simonelli theksoi se do të duhej unanimitet për ta bërë të mundur këtë plan dhe se nuk është e lehtë për t’u arritur. “Ne duam që dritarja të mbyllet para fillimit të ligës, njësoj si për Premier League. Por La Liga NUK do të mbyllet para 31 gushtit, duket se e njëjta gjë vlen edhe për Bundesliga dhe Ligue 1”, ka thënë Simonelli. “Do të na duhej unanimitet për ta bërë të mundur dhe kështu që nuk është e lehtë”.