Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pak para përballjes me Ballkanin, Feronikeli 74 bëhet me trajner të ri

NULL NULL
21.02.2025 12:47

Ekipi i Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 ka emëruar Granit Dervishollin si trajner të ri.

Emërimi i tij erdhi pak para ballafaqimit të kësaj skuadre me Ballkanin e Suharekës.

“FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme”.

“Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”.

“Ne i urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Drenasi.

Nga ora 13:00 zhvillohet ndeshja mes Feronikelit 74 dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

 

 

 

lajme të ngjashme