Mitrovicë V.: Arrestohet 35-vjeçari, sulmoi fizikisht vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj NULL NULL 05.02.2025 19:05 05.02.2025 19:05 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se vajza e cila është sulmuar fizikisht ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. “Me datën 05.02.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ku një person i dyshuar, M.S. 35 vjeç, kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë”. “Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku ndodhej e mitura (vajza e tij) dhe e kishte sulmuar fizikisht atë. Në përpjekje për ta mbrojtur të miturën, kishte ndërhyrë edhe personi tjetër (i dashuri), i cili gjithashtu ishte sulmuar nga i dyshuari, duke u goditur me grusht në fytyrë. Lidhur me rastin, e mitura ka pranuar tretman mjekësor”. “Njësia për dhunë në familje ka intervistuar palët dhe ka kontaktuar Prokurorët e Departamentit të përgjithshëm si dhe Departamentit për të Mitur. Në bazë të udhëzimeve të tyre është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.