Me urdhër të Gjykatave, në janar u arrestuan 13 persona në Pejë NULL NULL 31.01.2025 15:50 31.01.2025 15:50 Foto ilustruese Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, në janar të këtij viti ka realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar, duke arrestuar 13 persona tё dyshuar. Sipas policisë, personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, shtatё nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa gjashtё nga tё dyshuarit janё dёrguar nё seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar, transmeton Klankosova.tv. “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente”, njofton tutje policia.