Përplasja e avionit me helikopter në Uashington, nuk dihet nëse ka të mbijetuar NULL NULL 30.01.2025 07:29 30.01.2025 07:29 Foto nga CNN Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i DC Fire dhe EMS, John Donnelly, thotë se varkat gjetën shpejt një nga avionët në lumë. Ai thotë se në fakt ishte duke dëgjuar radio kur erdhi telefonata. Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve thotë se është e paqartë nëse ka ndonjë të gjallë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat. “Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar,” thotë ai. Kryebashkiaku i DC Muriel Bowser konfirmoi se “të dy avionët janë në ujë” dhe se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin në helikopterin ushtarak. /BBC