Përplasen avioni dhe helikopteri në Uashington, raportohet për 18 të vdekur NULL NULL 30.01.2025 06:58 30.01.2025 06:58 Foto nga CNN Një aeroplan i American Airlines është përplasur me një helikopter në Uashington DC, tha Administrata Federale e Aviacionit. Sipas raportimeve të mediave amerikane, avioni i American Airlines që u rrëzua është ndarë në gjysmë në lumin Potomac. Helikopteri që u përfshi në përplasje ndodhet pranë avionit. American Airlines ka konfirmuar se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët e policisë i kanë thënë CBS News se 18 trupa janë gjetur nga ekipet e kërkimit në vendin e përplasjes dhe se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani. Nuk ka ende një përditësim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave. Ngjarja ndodhi gjatë afrimit të pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Reagan rreth orës 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë 15 minuta më parë
Kosova Punë s’kryejnë, por privilegjet i shfrytëzojnë: Deputetët kanë nisur të pajisjen me pasaporta diplomatike? 18 minuta më parë