Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëzohet aeroplani në Sudanin Jugor, 20 të vdekur

NULL NULL
29.01.2025 15:29
Sudani jugor
Rrënojat e një avioni që u rrëzua, duke vrarë njerëz teksa po shkonte për në kryeqytetin Juba, në aeroportin e fushës nafte Unity, Unity State, Sudani i Jugut, 29 janar 2025. REUTERS/Stringer

Një avion i vogël që transportonte punëtorë nafte në shtetin Unity të Sudanit Jugor u rrëzua të mërkurën, duke lënë 20 të vdekur, tha një zyrtar.

Avioni u rrëzua në aeroportin e fushës së naftës Unity të mërkurën në mëngjes ndërsa po shkonte për në kryeqytetin Juba, tha Gatëech Bipal, ministri i informacionit i Shtetit Unity, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Bipal tha se pasagjerët ishin punëtorë nafte të Greater Pioneer Operating Company (GPOC) një konsorcium që përfshin China National Petroleum Corporation dhe Nile Petroleum Corporation në pronësi të shtetit.

lajme të ngjashme