Në Ranillug parandalohet një rast i kontrabandës me mallra NULL NULL 18.01.2025 15:47 18.01.2025 15:47 Mallra të kontrabanduara Njësia e Task-Forcës-Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), ka gjetur dhe sekuestruar mall kontrabandë në një lokal në Ranillug. Ky aksion u zhvillua pasi dy institucionet në fjalë morën informata për mallra të kontrabanduara. “Gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndryshme dhe mallra tjera ushqimore. Për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë. Policia tha se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës. /Klankosova.tv