Pas një kohe të gjatë kthehen nga lëndimi, Elezi dhe Nimani i bashkohen Prishtinës NULL NULL 09.01.2025 15:31 09.01.2025 15:31 Pas një kohe të gjatë nga lëndimi, operimi dhe rikuperimi, Prishtinës në seancat stërvitore iu kanë bashkëngjitur mesfushori, Rilind Nimani dhe sulmuesi Dashmir Elezi, i cili në fakt ende nuk ka debutuar për skuadrën që nga transferimi në afatin veror. Nimani është rikthyer në 100 për qind të tij, ndërsa Elezit ende i duhet kohë që gradualisht të mbërrijë maksimumin gjatë seancave stërvitore. As Nimani ende s’ka paraqitje këtë edicion, por në edicionin 2023/24 kishte regjistruar 14 paraqitje, një gol dhe një asistim, por po vuante vazhdimisht nga lëndimi.