Kaq kushton Liverpooli – Musk, merre o lëre NULL NULL 08.01.2025 18:29 08.01.2025 18:29 Elon Musk Së fundmi janë shtuar raportimet në mediat ndërkombëtare që njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, dëshiron ta blejë gjigantin anglez Liverpool. Ishte i ati i tij, Errol, ai që u dha zjarr spekulimeve, kur tha se i biri dëshiron që të bëhet pronar i liderit aktual të Premier Ligës. Sidoqoftë, tani është kuptuar që Musku duhet t’i paguajë mbi nëntë milionë euro për të Kuqtë. Megjithatë, raportohet që FSG-ja nuk dëshiron që ta shesë klubin.