Shkon në pesë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, mbi 200 të lënduar NULL NULL 21.12.2024 13:05 21.12.2024 13:05 Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner Haseloff, tha se numri është rritur në pesë i të vdekurve pasi ishte në katër. Ai shtoi se janë më shumë se 200 persona të lënduar, disa prej tyre sipas tij, kanë lëndime serioze. Një person është arrestuar si i dyshuar, sulmuesi është doktor dhe vjen nga Arabia Saudite, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.