Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Scholz: Sulmuesi në tregun e Krishtlindjeve do të hetohet në detaje

NULL NULL
21.12.2024 13:00
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto: Reuters
Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Foto arkiv: Reuters

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për personin që u arrestua si i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.

Para mediave, derisa ishte për vizitë në vendin e ngjarjes, ai u shpreh se sulmuesi do të hetohet në detaje.

“Është e rëndësishme të hetojmë në detaje me saktësi të madhe se çfarë ka ndodhur. Do të hetojmë në thellësi autorin”.

Scholz tha se është e rëndësishme që “të qëndrojnë të bashkuar”.

“Ne nuk duhet të lejojmë ata që duan të mbjellin urrejtje ta bëjnë këtë”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme