Vetëm dje u shqiptuan 2372 gjoba trafiku në Kosovë NULL NULL 21.09.2024 09:00 21.09.2024 09:00 Policia e Kosovës përgjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 372 gjoba trafiku. Sipas raporteve të policisë, në po të njëjtën vazhdë kohore, janë regjistruar dhe 21 aksidente me të lënduar, e 33 të tjerë me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu 26 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, dhe pesë të tjerë janë dërguar ne vuajtje të dënimit.