Dardanët zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Rumaninë NULL NULL 05.09.2024 19:30 05.09.2024 19:30 Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para përballjes me Rumaninë, ndeshje e cila zhvillohet nesër në këtë stadium me fillim nga ora 20:45. Me anë të një postimi në Facebook, FFK thekson se Dardanët edhe në stërvitjen e sotme janë shfaqur të motivuar dhe plotësisht të gatshëm për nismë të mbarë të edicionit të Ligës së Kombeve.