Shënohet rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit” në Kosovë NULL NULL 07.08.2024 14:56 07.08.2024 14:56 Shënohet rasti i parë i virusit "Ethet e Nilit" në Kosovë Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë i virusit “Ethet e Nilit”. Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Infektivës, Arben Vishaj. “Po, e kemi një rast të konfirmuar. Është një paciente. Nuk është diçka alarmante. IKSHPK-ja do të del me të dhëna zyrtare”, tha Vishaj për Klankosova.tv “Ethet e Nilit”, vijnë si pasojë e pickimit të mushkonjave. Ky virus është rikthyer në Shqipëri pas 13 vjetësh. Deri më tani numri i atyre që e kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi kanë shkuar në tre. Lidhur me rastin atje ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. MSh-ja atje ka bërë të ditur lidhur me simptomat nga ky virus. Simptomat: 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma fare. 20% e rasteve shfaqin simptoma të lehta deri mesatare, të ngjashme me gripin, si: Ethe; Dhimbje koke; Lodhje; Dhimbje trupi; Dhimbje të kyçeve; Vjellje; Dhimbje në sy; Rrash (skuqje e lëkurës); Rreth një për qind e rasteve zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, që mund të përfshijnë: Encefalit (inflamacion i trurit) Meningjit (inflamacion i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore) Paralizë.