Qytetet më të mira për muzikë dashësit NULL NULL 05.02.2016 10:30 05.02.2016 10:30 Nga tingujt e muzikës elektro në Berlin e deri te meloditë e rokut alternativ në Seattle, disa nga qytetet e botës janë vendlindja e disa zhanreve të muzikës. Falë historisë së tyre të pasur muzikore, këto qytete janë bërë pika destinacioni për adhuruesit e muzikës. Busniess Insider ka listuar qytetet që muzikë dashësit duhet t’i vizitojnë, transmeton Klan Kosova. AUSTINN, TEXAS: Ky qytet njihet ndryshe edhe si “Kryeqyteti i Muzikës së Gjallë”. Nuk ka rrugë ku s’mund të dëgjoni të luhet muzikë live. BERLIN, GJERMANI: Nga punk rokerët deri te muzikantët klasike, Berlini grumbullon njerëzit më të talentuar të kësaj fushe. CHICAGO, ILINOIS: Nga blues në jazz e deri te rock e hip hop, mund t’i gjeni në Chicago. KOPENHAGË, DANIMARKË: Në Kopenhagë, mund të gjeni vente të muzikës live pothuajse për çdo mbrëmje. VEGA është sheshi më i njohur për performancat e muzikës pop dhe rock, e po ashtu ka edhe shumë shfaqje të muzikës jazz. DETROIT, MICHIGAN: Ky qytet është “nëna” e muzikës elektro. LIVERPOOL, ANGLI: Nëse jeni fans i muzikës së Beatles, Liverpool është qyteti ku duhet të shkoni. Çdo kund mund të shihni gjithçka për Beatles. LOS ANGELES, KALIFORNI: Muzikantët ikonikë të botës kanë ardhur nga ky qytet, The Doors, Tupac Shakur, Guns n’Roses e shumë të tjerë. Muzika legjendare vjen nga ky qytet. LONDËR, ANGLI: Londra ka qenë si magnet për producentët më të mëdhenj të botës. Nga pubet e vogla e deri të koncertet e muzikës live, Londra ofron gjithçka për ata që e duan muzikën. MIAMI, FLORIDA: Nëse jeni në kërkim të DJ-jve më të mirë ose të muzikës Latine, shkonin Miami. Do të jeni pjesë e shumë festivaleve të mëdha të qytetit. klankosova.tv