Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksperimenti social për martesën

NULL NULL
04.02.2016 14:09

Ashly Perez dhe Zach Kornfeld  punojnë në si gazetarë në portalin BuzzFeed dhe janë beqar që gjithmonë e kanë urryer martesën.

Ata së fundmi e kanë bërë një eksperiment social dhe për këtë gjë kanë vendosur të “martohen” për një javë vetëm e vetëm të shohin se si funksionon jeta në çift.

Martesa për ta do të thoshte të hanin, flinin dhe të jetonin së bashku, transmeton Klan Kosova.

Ata duhej që të komunikonin për çdo ditë dhe të bënin plane të zakonshme.

Sikur çdo çift i martuar ata i filluan debatet qysh në ditën e parë të “martesës”.

Madje në dytën e dytë Ashly kërkoi divorcin, mirëpo ata vendosën që të jetonin së bashku edhe për një kohë.

Kolegët e kuptuan që martesa në fund të fundit nuk është edhe aq e vështirë.

“Është shumë mirë që ta kesh dikënd që është gjithmonë në anën tënde, sepse martesa është sikur një punë në ekip”, u shpreh Ashly.

Kurse për Kornfeld martesa ishte shumë ama shumë e vështirë.

“Martesa është shumë e vështirë”.

“Është shumë e frikshme që të jesh i hapur me një njeri tjetër, mirëpo në anën tjetër mund të jetë e dobishme”.

Pas kësaj eksperience të dy kolegët vendosën që një ditë të martohen, mirëpo jo me njëri-tjetrin.

 

lajme të ngjashme