Rasti i fajdeve në Graçanicë, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë NULL NULL 16.05.2024 11:39 16.05.2024 11:39 Policia e Shteit, fotoilustrim Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë rreth rastit në Graçanicë. Klankosova.tv mëson se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë ditës së djeshme në bazë të një kërkese nga Interpoli. Ai ishte në kërkim nga policia e Kosovës, rreth rastit në Graçanicë ku ishte gjetur i vdekur një 37-vjeçar. E.G, bashkë edhe me dy persona të tjerë (babë e bir), S.T dhe A.T, dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “shtytje në vetëvrasje”. Ky gjatë bastisjeve të zhvilluar nga policia nuk ishte hasur në shtëpinë e tij. Por, duket se nuk mbeti edhe për shumë kohë i lirë, pasi u arrestua pas disa orësh në Shqipëri. Ndërkohë S.T dhe A.T, janë ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Babë e bir arrestohen, dyshohen për fajde dhe vdekjen e një burri