Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Babë e bir arrestohen, dyshohen për fajde dhe vdekjen e një burri

NULL NULL
15.05.2024 12:01
Foto ilustruese, fajde
Foto ilustruese, fajde

Prokuroria Themelore e Prishtinës në koordinim me policinë mbrëmë kanë zhvilluar një aksion të madh ku janë arrestuar dy persona.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

Ulaj tha se janë ndaluar nga ana e prokurorit të Shtetit.

Ata dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

“Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast”, tha ajo për Klankosova.tv

Në lidhje me rastin në kërkim është edhe një person i tretë, i cili nuk ishte hasur nga policia.

Klankosova.tv mëson se të arrestuar janë S.T dhe A.T (babë e bir).

Këta të dy dyshohen se kanë lidhje me rastin që ndodhi dje në Graçanicë.

Aty, gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur një burrë/ Klankosova.tv

Gjendet i vdekur një burrë në Graçanicë, policia arreston dy persona, një tjetër në kërkim

lajme të ngjashme