Vetaksident në Sllatinë, vdes një person NULL NULL 14.05.2024 13:59 14.05.2024 13:59 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. “Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha Kelani për Klankosova.tv “Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, theksoi ai./ Klankosova.tv