Novobërdë: E detyronte të dashurën të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, arrestohet i dyshuari NULL NULL 12.05.2024 09:06 12.05.2024 09:06 Foto ilustruese. Arrestimi Është arrestuar një person në Novobërdë pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se e ka detyruar të dashurën e tij të krynte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në raportin e policisë bëhet e ditur se herë pas here edhe e ka kërcënuar e shantazhuar dhe e kishte detyruar atë t’i jap para në shuma të ndryshme, përcjell Klankosova.tv. “Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.