Dy persona lëndohen në një aksident në Drenas NULL NULL 06.05.2024 17:46 06.05.2024 17:46 Foto ilustruse: Aksident. Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në Drenas në rrugën “Ragip Halilaj”, rreth orës 15:00. Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. U raportua se në këtë aksident njëra nga veturat ishte rrokullisur/ Klankosova.tv