Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forcat izraelite mbajnë peng trupin e 13-vjeçarit të vrarë

NULL NULL
14.03.2024 13:53
13-vjeçari i vrarë nga sulmet izraelite. Foto: Aljazeera

Babai i 13-vjeçarit palestinez thotë se ushtria izraelite ka vënë kushte për lirimin e trupit të djalit të tij që u vra të martën.

Forcat izraelite hapën përsëri zjarr ndaj palestinezëve që prisnin ndihma ushqimore në qytetin e Gazës, duke vrarë gjashtë dhe duke plagosur të paktën 83 të tjerë, sipas raportimeve të mediave, transmeton klankosova.tv.

Sulmi erdhi disa orë pasi Izraeli bombardoi një qendër të shpërndarjes së ushqimit të OKB-së në qytetin jugor Rafah, duke vrarë të paktën pesë persona, duke përfshirë një anëtar të stafit të UNRWA-s.

Ushtria izraelite tha se planifikon të transferojë rreth 1.4 milion civilë palestinezë të bllokuar në Rafah në “ishujt humanitar” në mes të Gazës përpara se të nisë një pushtim tokësor.

Të paktën 31 mijë e 341 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 134 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Numri i rishikuar i të vdekurve në Izrael nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit është 1 mijë e 139.

lajme të ngjashme