Shtëpia e Bardhë pyetet nëse i editon fotografitë e Biden dhe Harris NULL NULL 14.03.2024 12:43 14.03.2024 12:43 Foto: BBC, video. Shtëpia e Bardhë, zëdhënësja Karine Jean-Pierre. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se administrata Biden nuk i ndryshon në mënyrë dixhitale fotografitë e presidentit apo zëvendëspresidentes. “Pse do t’i ndryshonim fotot në mënyrë dixhitale? A po na krahasoni me atë që po ndodh në Britaninë e Madhe?”, tha Karine Jean-Pierre, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari gjatë një konference për shtyp. Kjo vjen pasi Princesha e Uellsit kërkoi falje “për çdo konfuzion” pasi tha se kishte edituar një fotografi që e publikoi për Ditën e Nënës. Në fotografi shfaqej Kate Middelton bashkë me tre fëmijët e saj. Jean-Pierre shtoi gjithashtu se ata i uruan Catherine një “shërim të shpejtë” pas operacionit të saj abdominal dy muaj më parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.