Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Sumy të Ukrainës NULL NULL 13.03.2024 17:45 13.03.2024 17:45 Pamje nga sulmi rus në Sumy. Reuters Një tjetër person është konfirmuar se ka vdekur në një sulm rus në Sumy të Ukrainës. Shërbimet e urgjencës thanë se një trup tjetër u nxor nga rrënojat pasditen e sotme. “Tetë të tjerë janë plagosur dhe ekuipazhet janë ende duke punuar me mbeturinat e ndërtesës”, thanë ata. Dhjetra apartamente u dëmtuan kur një ndërtesë pesëkatëshe u godit nga një dron rus. Ndërkaq, edhe dy persona kanë vdekur në një sulm të veçantë në Myrnohrad në rajonin lindor të Donetskut.