Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë, s’është opsion për Malin e Zi

NULL NULL
12.03.2024 17:39
Jakov Milatoviq, President i Malit të Zi
Jakov Milatoviq, President i Malit të Zi

Mali i Zi nuk planifikon që të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë.

Këtë e ka thënë presidenti i këtij shteti, Jakov Milatoviq, gjatë një konference të përbashkët me presidentin rumun, Klaus Iohannis, raporton RTNK.me, përcjell KlanKosova.tv.

“Dërgimi i ushtarëve malazez në Ukrainë tash për tash nuk është një opsion, apo qoftë subjekt i ndonjë diskutimi”, është shprehur Milatoviq.

“Sikurse Rumania edhe Mali i Zi si anëtar i NATO-s e ka mbështetur Ukrainën që nga nisja e agresionit rus”.

Edhe Iohannis si nikoqir ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk mund të ndodhë “sepse Ukraina nuk është vend anëtar i NATO-s”.

Deklaratat e Milatoviq dhe Iohannis rrjedhin pas asaj të presidentit francez, Emmanuel Macron, që ka thënë se dërgimi i ushtarëve në Ukrainë është opsion.

lajme të ngjashme