Izraeli ende në mëdyshje se a e ka vrarë komandantin e Hamasit NULL NULL 11.03.2024 20:51 11.03.2024 20:51 Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, foto nga arkiva. Ushtria izraelite është ende duke u përpjekur të konfirmojë nëse një nga komandantët e lartë të Hamasit është vrarë në një sulm ajror, ka thënë një zëdhënës. Duke ofruar konfirmimin e parë zyrtar të forcës se kishte shënjestruar një kompleks të përdorur nga Marwan Issa, kundëradmirali Daniel Hagari tha se rezultatet e sulmit ishin të paqarta. “Ne jemi ende duke shqyrtuar rezultatet e sulmit dhe ende nuk kemi marrë konfirmimin përfundimtar”, tha ai. Hagari shtoi se ishte më e ndërlikuar të konfirmohej sepse objektivi ishte nën tokë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. Nëse vdekja e tij konfirmohet, Issa do të ishte zyrtari më i lartë i Hamasit që është vrarë në luftë. Ai është në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit, së bashku me liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif dhe liderin e Gazës, Yahya Sinwar, dhe vdekja e tij do të përshëndetej si një fitore e rëndësishme nga Izraeli. Më herët sot, media izraelite raportoi se ushtria izraelite kishte marrë informacione për vendndodhjen e Issa-s dhe bombardoi kampin al Nusseirat në qendër të Gazës të shtunën mbrëma, duke vrarë pesë persona.