Ministria palestineze e Arsimit: 5 mijë e 479 studentë të vrarë që nga 7 tetori NULL NULL 10.03.2024 22:00 10.03.2024 22:00 Foto nga arkiva. Gaza Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Arsimit, Sadeq al-Khadour ka bërë të ditur se 5 mijë e 479 studentë janë vrarë që nga 7 tetori. Sipas tij, 52 studentë janë vrarë vetëm në Bregun Perëndimor dhe 10 mijë studentë dhe pedagogë të tjerë janë plagosur. “Më shumë se 261 pedagogë janë vrarë që nga fillimi i luftës. Pothuajse 286 nga 307 ndërtesat e shkollave qeveritare pësuan disa dëmtime.” “Ne duhet të kujtojmë se 620 mijë studentë në Rripin e Gazës kanë qenë jashtë shkollës që nga 7 tetori, duke përfshirë 320 mijë në objektet qeveritare dhe 300 mijë në UNRWA dhe shkollat private”, thuhet tutje në deklaratën e tij.