Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë persona raportohen të zhdukur pas motit të keq që goditi Francën juglindore

NULL NULL
10.03.2024 15:42
Moti i keq në Francë

Disa persona janë raportuar të zhdukur pasi stuhitë e dhunshme goditën një zonë të madhe të Francës juglindore vonë të shtunën në mbrëmje, thanë autoritetet të dielën.

Pesë persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë zhdukur në rajonin Gard, të cilët janë përfshirë nga përmbytjet ndërsa përpiqeshin të kalonin urat me makinë të shtunën mbrëma, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Një baba dhe dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç u rrëmbyen nga stuhitë në Dions, në veri të Nîmes, rreth orës 23:30 të së shtunës, dhe dy persona të tjerë në Goudargues, në veri të departamentit, rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, Frédéric Loiseau, tha në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës.

lajme të ngjashme