Qipro, destinacioni i anijeve të ndihmave për Gazën NULL NULL 09.03.2024 17:08 09.03.2024 17:08 Anije transportuese e ndihmave në Qipro Një anije që transporton ndihma humanitare shumë të nevojshme pritet të lundrojë këtë fundjavë drejt Gazës. Anija spanjolle, Open Arms, është planifikuar të niset nga Qipro – vendi më i afërt i BE-së me Gazën – dhe shpreson të përdorë një rrugë të sapohapur detare, transmeton Klankosova.tv. Pa port funksional dhe ujëra të cekëta, është ende e paqartë se ku do të ankorohet anija kur të arrijë në Gaza. OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Rripit është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria.