Nikki Haley zyrtarisht e lë garën për në zgjedhjet amerikane, i uron fitore Trump-it NULL NULL 06.03.2024 19:09 06.03.2024 19:09 Foto: CNN Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushatës së saj presidenciale. Ajo në fjalimin e saj ka thënë se është e mbushur me mirënjohje për mbështetjen e madhe që e ka marrë. “Por tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Unë doja që të dëgjohej zëri i amerikanëve, e kam bërë këtë e nuk jam penduar”, tha ajo të mërkurën në Karolinën e Jugut. Ajo paralajmëroi amerikanët për bollëkun e problemeve që i presin, duke thënë se “bota është në zjarr”. Haley gjithashtu përgëzoi Donald Trump, i cili, tha ajo, do të jetë kandidati i mundshëm presidencial i Partisë Republikane. “Tani i takon Donald Trumpit të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj, të cilët nuk e mbështetën atë. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë”, shtoi ajo, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.