Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Raundi i fundit i bisedimeve të armëpushimit përfundoi pa përparim

NULL NULL
05.03.2024 10:47
Familjarët e pengjeve izraelite duke mbajtur fotografitë e tyre, në 100-ditëshin e luftës Izrael-Hamas. Foto: Getty Images
Arkiv: Familjarët e pengjeve izraelite duke mbajtur fotografitë e tyre, në 100-ditëshin e luftës Izrael-Hamas. Foto: Getty Images

Raundi i fundit i bisedimeve të armëpushimit është ndërprerë pa ndonjë përparim.

Hamasi u takua me ndërmjetës në Kajro, ndërsa Izraeli nuk dërgoi përfaqësues, thuhet se donte të shihte paraprakisht një listë të të gjithë pengjeve ende të gjallë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Bassem Naim tha se kjo nuk do të ishte e mundur pa një armëpushim, sepse pengjet ishin shpërndarë në të gjithë zonën e luftës.

“Netanyahu nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe topi tani është në fushën e amerikanëve”, tha ai, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Uashingtoni tha se një marrëveshje e miratuar nga Izraeli është tashmë në tryezë dhe i takon Hamasit ta pranojë atë, por Hamasi e kundërshton këtë.

Bisedimet e Kajros ishin cilësuar si një pengesë e fundit për të arritur një armëpushim 40-ditor, me dhjetëra pengje të liruar dhe ndihmën e pranuar.

lajme të ngjashme