Zvicër: I mituri ther një hebre, dyshohet për antisemitizëm NULL NULL 03.03.2024 15:11 03.03.2024 15:11 Policia e Zvicrës Një djalë 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka goditur me thikë një hebre në qytetin zviceran të Cyrihut. Policia dyshon antisemitizmin si motiv për sulmin e së shtunës mbrëma, i cili vjen mes një rritjeje të incidenteve të ngjashme në të gjithë Evropën, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Organizata Zvicerane e Komuniteteve Hebraike tha se viktima 50-vjeçare ndodhet në spital me lëndime të rënda. “Sulmet fizike ndaj hebrenjve në Zvicër janë shumë të rralla”, tha grupi. “Komuniteti hebre ka qenë i kursyer nga sulme të tilla kërcënuese për jetën për dy dekadat e fundit. Megjithatë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të sulmeve të tilla fizike që nga 7 tetori.” Lufta midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor të vitit të kaluar kur grupi militant sulmoi në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke kapur rreth 250 pengje.