Arrestohet një shqiptar në Itali, kërkohej ndërkombtarisht NULL NULL 03.03.2024 12:04 03.03.2024 12:04 Foto ilustruese Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia iltaliane. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, karabinierët e Modenas kanë ekzekutuar urdhër-arrestin ndaj të riut shqiptar, transmeton Klankosova.tv. I riu shqiptar akuzohet për për prodhim, shitje dhe blerje të lëndëve narkotike. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në burgun “Sant’Anna” në Modena në pritje të nisjes së procedurave të ekstradimit.