Rusia thotë se Ukraina sulmoi Krimenë me 38 dronë NULL NULL 03.03.2024 10:31 03.03.2024 10:31 Foto ilustruese Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan të 38 dronët që Ukraina lëshoi në Gadishullin e Krimesë herët të dielën, tha ministria ruse e mbrojtjes, pas raportimeve në mediat sociale të Ukrainës dhe Rusisë për shpërthime të fuqishme në portin e Feodosias. Ministria ruse e mbrojtjes nuk tha nëse ka pasur dëme apo viktima në deklaratën e saj në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Trafiku rrugor pranë Feodosias ishte dukshëm i kufizuar, kishin thënë më herët zyrtarët e instaluar nga Rusia në Krime. Trafiku në urën që lidh gadishullin e Krimesë me kontinentin rus u ndal për disa orë, thanë në Telegram zyrtarët e instaluar nga Rusia në Krime.