Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje kur shqiptarët e Luginës së Preshevës votonin në referendumin për bashkim me Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2024 09:38

Para 32 vjetësh, me 1 dhe 2 mars, shqiptarët e Luginës së Preshevës me anë të referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Në lidhje me këtë ngjarje, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka publikuar pamje të rralla në rrjetin e saj social në Facebook.

Sinani theksoi se këtij referendumi shqiptarët e këtyre trevave masovisht iu përgjigjën kësaj ngjarje historike.

“Përvjetori i 32-të nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Sot bëhen 32 vjet nga ngjarja që shënoi unitetin më të madh ndonjëherë ndër shqiptarët e Luginës”, shkroi Sinani.

“Përvjetori i 32-të nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Nën presionin e paparë të një regjimi famëkeq që mretëronte në ish-Jugosllavi, e i cili ishte në fillimet e tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me vendosmërinë më të madhe kombëtare iu përgjigjën masivisht kësaj ngjarje historike”.

“Në mënyrë plebishitare u votua “PËR autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën””.

lajme të ngjashme