Blinken largohet nga Lindja e Mesme me optimizmin për ndërprerje të luftës NULL NULL 08.02.2024 15:09 08.02.2024 15:09 Antony Blinken, sekretar amerikan i shtetit Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, është larguar nga Lindja e Mesme. Ai ka shprehur optimizmin që ende ka hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv. Pas një dite intensive me takime në Izrael, Blinken ka thënë se përgjigja e Hamasit “krijon hapësirë që marrëveshja të arrihet. “Do të punojmë pa ndalur derisa të arrijmë atje”, ka thënë Blinken. Këto komente të tij vijnë pak orë pasi që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ofensiva do të vazhdojnë “deri në fitoren e plotë”.