Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi i Serbisë mblidhet sot për konstituim

NULL NULL
06.02.2024 09:33
Kuvendi i Serbisë
Kuvendi i Serbisë, seanca e konstituimit

Deputetët e rinj të Kuvendit të Serbisë do të mblidhen këtë të martë në seancën konstituuese.

Në rend të ditës janë gjashtë pika, ndërkaq e para prej tyre është konfirmimi i mandatit të deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit.

Më pastaj vijnë zgjedhja e kryetarit të kuvendit, zgjedhja nënkryetarit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, zgjedhja e trupave punuese dhe e anëtarëve të përhershëm të delegacioneve në institucione ndërkombëtare, raporton Euronews.rs, përcjell KlanKosova.tv.

Nga zgjedhjet e fundit në parlamentin serb kanë hyrë 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë nga minoritetet.

Në këtë seancë si deputet do të betohet edhe Shaip Kamberi, që do të jetë shqiptari i vetëm në kuvendin serb.

lajme të ngjashme