Blinken do të diskutojë me drejtuesit e Arabisë Saudite për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve NULL NULL 05.02.2024 17:12 05.02.2024 17:12 Foto: Platforma X, Mather Miller Mathew Miller, zëdhënësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë detaje për vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe disa shtetet të tjera në Lindjen e Mesme. Miller tha se Blinken do të takohet me udhëheqësit në Riad për punën për të vendosur paqen dhe sigurinë e qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët. “Ata do të diskutojnë gjithashtu përpjekjet rajonale për të penguar sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve në Detin e Kuq”, ka shkruar Miller në platformën X.