Spanja rrit fondet për UNRWA-në NULL NULL 05.02.2024 13:56 05.02.2024 13:56 Ndërtesa e UNRWA-së, Janar 2023. Foto: Getty Images Spanja do të rrisë fondet e saj për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, pavarësisht se donatorët kryesorë kanë ndaluar kontributet e tyre. Ky shtet do të japë një ndihmë shtesë prej 3.5 milionë eurosh, tha sot ministri i jashtëm, Jose Manuel Albares, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Situata e UNRWA është dëshpëruese dhe ekziston një rrezik serioz që aktivitetet e saj humanitare të paralizohen në Gaza brenda pak javësh”, tha ai. Kujtojmë se vende të mëdha, përfshirë ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë ndërprerë fondet për agjencinë pas akuzave izraelite se disa nga stafi i saj morën pjesë në sulmin e 7 tetorit nga militantët e Hamasit.