Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Papa i bën thirrje botës që të ndalojë trafikimin e qenieve njerëzore

NULL NULL
04.02.2024 14:29
Papa Françesku
Foto: Ansa

Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore, duke thënë se shumë prej tyre janë bërë viktima të një shfrytëzimi të tillë.

Ai tha gjithashtu se toleranca dhe vëllazëria janë të nevojshme kundër urrejtjes dhe luftës; se paqja ishte përgjegjësi e gjithë familjes njerëzore; se vëllazëria njerëzore është spiranca e shpëtimit të njerëzimit; dhe se “jeta ka një vlerë të pamasë, ndaj le të kapërcejmë vizionet ideologjike”, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, transmeton Klankosova.tv.

Papa Françesku poashtu u lut për viktimat e zjarreve në Kili. Pas zjarreve atje kanë vdekur të paktën 51 persona.

lajme të ngjashme